Daka: Zarfet nga Serbia do të hetohen nga policia, 15 500 zarfe nga diaspora dërgohen nesër në QNR

20:52 | 13 Tetor 2019
A Z
Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se 15 500 zarfe nga diaspora do të dërgohen nesër në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), me përcjelljen e policisë.

Tutje tha se, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia

“KQZ-ja në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbyllur ka marrë vendim që votat të cilat janë vlerësua nga diaspora të cilat kanë qenë në hapësirën të cilën tani është e mbyllur nga njësiti i policisë speciale, ka vendosur që këto vota nesër në përcjelljen e policisë të transferohen Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), pasi këto nuk janë objekt i hetimit. Behet fjale për 15 mijë e 500 vota janë zarfe dhe nuk e dimë se a janë të gjitha vota apo jo, por janë 15 mijë e 500 zarfe të cilat janë vlerësua dhe verifikua dhe të cilat tani dërgohen në QNR për numërim atëherë kur përshihet me procedura. Ndërsa, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia”, tha ajo./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/991793971184024/

Shpërndaje në rrjete sociale