Kryetarja e Komisionit Qendror e Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se KQZ-ja nuk do t’i publikojë sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale, por të mërkurën.
Ajo këto komente i ka bërë në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, që transmetohet sonte në ora 20:10, shkruan Telegrafi.
“Të mërkurën në mëngjes do të shpallen rezultatet përfundimtare për të gjitha komunat”, ka thënë Daka, duke shtuar se kjo po ndodh për shkak të ankesave eventuale që mund të kenë partitë politike dhe respektimit të afatit ligjor.
Ajo ndër të tjera ka folur edhe për organizimin dhe punën e institucionit që e drejton gjatë vitit 2017, nevojën urgjente për reformë zgjedhore dhe mos hyrjen në zgjedhje të reja pa këtë reformë, fletëvotimet e pavlefshme, etj./Telegrafi/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur