Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se orientimi i KQZ-së pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të dielën është drejt shpalljes sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare.
Daka tha po ashtu, se që nga nesër, KQZ do të filloj përgatitjet për organizimin e rundit të dytë të zgjedhjeve lokake, shkruan arbresh.info.
“Tani e tutje puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është e orientuar në Shpalljen sa më të shpejtë që është e mundur të Rezultateve Përfundimtare. Angazhimi ynë i përbashkët për Ditën e Zgjedhjeve na bën optimistë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komune që do të mbahet më 19 nëntor. Duke filluar nga nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të filloi me përgatitijet intensive për organizimin e këtij raundi të dytë të zgjedhjeve”, ka thënë Daka gjatë një konference për media të KQZ-së.
Ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje duke kërkuar bashkëpunim të njëjtë edhe në rundin e dytë./arbresh.info/
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...