Këshilli Gjyqësor i Kosovës edhe këtë herë bëri shkelje në votimin dhe zgjedhjen e Enver Pecit sërish në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Kështu konsideron gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e cila thotë se nuk ka mundësi ligjore që të dërgoj përsëri ankesë në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo që prapë nuk e pranon këtë mënyrë të votimit.
Ajo thotë se nuk janë implementuar rekomandimet e Kushtetueses dhe kësaj here KGJK ka shkelur parimin e meritokracisë dhe të transparencës së votimit.
“Konsideroj se megjithatë nuk u implementua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ashtu siç ka pretenduar Kushtetuesja. Parimi i meritokracisë, i cili është shkelur, konkretisht neni 108 nuk është implementuar përsëri dhe parimi i transparencës së votimit po ashtu nuk është implementu. Kështu që unë konsideroj që KGJK përsëri ka bërë shkelje, por i mbetet tash që Gjykata Kushtetuese ta vërtetoj se a i kanë implementu në përpikëri të gjitha pikat e aktgjykimit apo jo”, shprehet Daka për “Arbresh.info”.
Parimi i transparencës së votimit është shkelur, pasi sipas saj nuk ka pasur transparencë, sepse është bërë votimi i fshehtë, gjë që sipas saj anëtarët e KGJK-së nuk kanë pse të fshihen pas votave të tyre.
Daka, madje thotë se gjyqtarët të cilët e votuan Pecin janë pjesë e klanit që ekziston brenda Këshillit.
“Nuk e di pse gjyqtarët të cilët janë anëtarë të Këshillit kanë nevojë të frikësohen ta çojnë dorën për atë që mendojnë që është më i miri. Nuk po them që janë të shantazhuar, por si duket ka mbizotëruar ajo që tash e një kohë të gjatë përflitet, ato janë klanet të cilat kanë qenë brenda përbrenda këshillit dhe mendësia e klientelizmit te ajo është që për dhënien e votës të fitohet diçka në këmbim të votës”, thotë Daka.
Në anën tjetër kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi thotë se janë respektuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, votimi i kryetarit të Gjyaktës Supreme dhe asaj të Apelit është bërë në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne i kemi rekomanduar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë kërkuar që me nga një fletëvotim të bëhet votimi, jo si herën e parë që të gjithë kemi qenë një nga një dhe kjo është bërë, edhe vota abstenuese”, shprehet Idrizi.
Sipas tij, tash për tash Enver Peci vetëm është propozuar si kryetar i Supremes te presidenti i vendit.
Ai thotë se është duke e përgatitur propozimin për dekretim të Pecit tek presidenti i vendit dhe në të njëjtën kohë do të njoftohet edhe Gjykata Kushtetuese.
“Jam duke e përgatitur vendimin për propozim të Pecit si kryetar të Gjykatës Supreme te presidenti i vendit. Pasi t’i përfundojmë të gjitha procedurat do ja përcjellim me një njoftim edhe Gjykatës Kushtetuese vendimin që të shohë nëse janë respektuar të gjitha rekomandimet e saj”, thotë ai.
Sa i përket votimit të fshehtë, kreu i KGJK-së tha se votimi i hapur nuk është praktikë, pasi edhe Kushtetuesja, dhe Supremja votimin e bëjnë me vota të fshehta.
Ndryshe, Valdete Daka më 16 mars kishte deponuar kërkesën e saj kundër vendimit të KGJK-së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës disa javë pasi KGJK kishte votuar Enver Pecin për kryetar të Gjykatës Supreme.
Daka e kishte cilësuar si shkelje faktin se gjatë numërimit të votave, ishin numëruar edhe votat e abstenimit, të cilat sipas saj nuk numërohen.
Më 12 qershor Gjykata Kushtetuese bëri publik vendimin e saj rreth kërkesës së Dakës, ku ishte anuluar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ishte kërkuar që procesi të kthehet në votim.
Por më 9 gusht anëtarët e KGJK-së votuan sërish për zgjedhjen e kreut të Supremes, ku 7 prej tyre votuan për Enver Pecin dhe vetëm 3 për Valdete Dakën. / Arbresh.info/
VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS I DATËS 12.06.2017

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit