Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat politike.
Daka ju ka kërkuar anëtarëve të flasin me radhë.
“Shkresat që mi dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, tha ajo.
Me këtë nuk është pajtuar antari i VV-së Sami Kurteshi, ai tha se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.
“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marr KQZ-ja”, tha Kurteshi.
Ndërsa, Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”.“Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”, ka thënë ai.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...