Eduart Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve. Brahimaj, i cili është punësuar rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës në cilësinë e ekzaminerit, është djali i dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Nga dy burime të ndryshme brenda hetuesisë Koha Ditore e ka konfirmuar që Brahimaj është njëri nga të arrestuarit.
Për Brahimajn pati raportuar “Koha Ditore” në marsin e këtij viti. Ai është punësuar në këtë pozitë pasi në Qeveri ka ardhur nipi i tij, kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithatë, atëkohë Brahimaj pati mohuar ndikimin e kryeministrit për punësimin në këtë pozitë. Pati thënë se ka ndjekur trajnime për pozitën që mban.
“Sa i përket procesit të punësimit, kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim, sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, pati thënë ai.
Për nipin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj, pati thënë se nuk beson që e di se daja i është punësuar në ministrinë e udhëhequr nga nënkryetari i AAK-së, ministri Pal Lekaj.
“Sa i përket Haradinajt, ai nuk ka pasë si të ndikojë dhe besoj që as që është i informuar se a punoj apo jo”, pati deklaruar ai.
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...