Deri më tani, gjithsej pesë vende kanë tërhequr vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës, po insiston Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai madje po pretendon se me 27 qershor ai mori një shënim nga një shtet i cili tërhoqi njohjen e Kosovës, por se ende nuk dëshiron ta zbulojë vendin në fjalë, raporton Arbresh.info.
Në atë kohë, në një konferencë shtypi, ministri tha se vendi që njohu pavarësinë e Kosovës rreth gjashtë vjet më parë, dhe se ishte pesë herë më i madh se Serbia dhe se nuk ishte nga Afrika, dhe shtoi se pret që Pacolli të përpiqet të përcaktojë se për cilin vend bëhet fjalë.
Sipas tij, vendi i fundit i cili ka tërhequr njohjen është Liberia, dhe kjo është bërë nga Surinami, Sao Tome dhe Principe, Guinea-Bissau, Burundi. Vende këto të cilat asnjëherë nuk e kanë konfirmuar këtë gjë./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026