Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se ky vit do të jetë vit i vështirë i bisedimeve për dhe me Kosovën.
Ai, siç përcjell “blic”, tashmë i ka paraqitur propozimet e veta për zgjidhjen e “problemit të Kosovës” ,të cilat ai i ka quajtur vetëm kompromise.
Këto “kompromise”, sipas tij, do të jenë: Ndarja ose kufizimi i asaj që është serbe e shqiptare, normalizimi i marrëdhënieve, sigurimi i trashëgimisë kulturore duke krijuar bashkësi manastiresh sipas modelit të Atosit në Greqi, Bashkësinë e komunave serbe në jug dhe kompensimin për, siç ka thënë ai, të pasurisë së uzurpuar.
Në konstatimin e kësaj gazete të Beogradit nëse e gjitha është një balon provues, Daçiq është përgjigjur:
“Ju nuk është. Duhet gjendur kompromisi ndërmjet interesave serbe dhe atyre shqiptare. Ne jemi të gatshëm, por nuk jemi të gatshëm që dikush nga ne të presë që të pranojmë të gjitha ato që njëra palë i ka sjellë njëanshmërisht. Në shkurt bëhen 10 vjet nga ai akti i njëanshëm. Dhe çfarë është bërë me pavarësinë e Kosovës? Nuk patën sukses ta rrumbullakojnë dot. Jo, dhe kurrë nuk kanë për të pasur sukses. Ndër të tjera, edhe për shkak të miqve tanë”.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...