Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka drejtuar kritika drejt BE-së për mos reagimin e tyre rreth deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket çështjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Heshtja nënkupton aprovim”, dhe nuk është larg të vërtetës. Kjo tolerancë karshi kërcënimeve të tilla, dështimi për implementim të marrëveshjeve të Brukselit, përpjekjet për themelimin e ushtrisë së Kosovës, dhe tani edhe deklarimet e Haradinajt për zhbërje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të gjitha këto lëvizje shkaktojnë destabilizim të rajonit”, ka thënë Daçiq në emisionin e mëngjesit në Pink Tv, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, këto lëvizje janë provokime sidomos që të nxisin Serbinë dhe lidershipin serb për ndonjë reagim negativ.
Daçiq ka thënë se për këto çështje ka folur edhe me presidentin Aleksandër Vucic, dhe sipas tij edhe ai është shumë i shqetësuar për këto deklarime.
“Ai është i shokuar, sepse ne kemi bërë shumë hapa drejt vendosjes se paqes dhe stabilitetit në gjithë këto vite”, ka thënë ai.
Daçiq ka folur edhe për kundërshtimet që i bëhen idesë së ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Disa thonë që nuk është mirë sepse një gjë e tillë do të shkaktonte konflikte. Disa të tjerë thonë se nuk është e mirë sepse ne do ta humbim Kosovën, megjithatë askush nuk jep asnjë sugjerim”, ka potencuar kreu i diplomacisë serbe.
Ai ka folur edhe për kritikat drejtuar Vucicit pas propozimit të një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të linte pa punë palën e tretë dhe nuk do të ishte e nevojshme që ata të ndërhyjnë”, ka thënë ndër të tjera Daçiq.
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri