Beograd, 29 qershor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq kishte paralajmëruar se sot do ta bënte publik emrin edhe të një shteti, që do të tërhiqte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por më vonë u tha gazetarëve se këtë do ta bëjë të hënën, më 2 korrik.
Siç raporton FoNet, ai në Ministrinë që e drejton ftoi gazetarët në konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën ata prisnin të mësonin emrin e shtetit të gjashtë që tërhiqte njohjen për pavarësinë e Kosovës. Por ky u tha atyre se publikimin e emrit të vendit po e shtynte për të hënën, meqë “pres notën zyrtare nga ky shtet, e cila ende nuk ka mbërri”.
Sipas raportimit të medieve serbe, Daçiq i ka bërë thirrje Prishtinës dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit të tregojë letrat e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 115, 116 vende, duke e cilësuar këtë “fatamorganë”.
Disa nga vendet për të cilat Daçiq ka thënë se kanë tërhequr njohjen e Kosovës, e kanë demantuar atë, ndër të fundit ishte Liberia.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre