Serbia nuk do të shkelë Kushtetutën e saj dhe nuk do t’i japë fytyrë një shteti të rremë siç është Kosova, për hir të disa lloj “karotave” evropiane – ka qenë ky qëndrimi i ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, si reagim ndaj deklaratës së deputetit të Bundestagut, Peter Beyer nga Bashkimi Kristian-Demokrat i Angela Merkelit.
Ai tha se Beogradi se “Serbia nuk mund të jetë pjesë BE-së ndërsa de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.
Daçiç tha se kjo deklaratë e Peter Beyer duhet të kuptohet seriozisht, sepse ai është një zyrtar i partisë së kancelares Merkel.
“Por në qoftë se kjo me të vërtetë është kështu, atëherë ç’vlerë ka dialogu në Bruksel, ku për ne është një proces shumë frustrues e rraskapitës, në qoftë se ju e dini paraprakisht rezultatin?”, pyeti Daçiç.
Deputeti i Bundestagut konsideron se Kosova është de facto territor i pavarur dhe se Serbia duhet të njohë de jure shtetin sovran të Kosovës, sepse përndryshe ajo nuk do të bashkohet me BE.
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...