Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se kohë më parë e ka marrë ftesën që ta vizitojë Korenë Veriore.
“Para disa muajsh të gjithë do të më kishin sulmuar për shkak të kësaj vizite, sidomos nga Bashkimi Europian në shënjestër të të cilit jam pasi nuk po i pëlqen ajo që po bëj rreth Kosovës. Por, nëse sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mund të shkojë, pse të mos shkoj edhe unë”, ka thënë Daçiq në tv Pink.
“E dimë ç ‘pritje ka pasur Tito në Phenian, nga ana tjetër, ne nuk do të punojmë kundër askujt, mundemi vetëm të ofrojmë shërbime që të arrihet te zgjidhja paqësore për të gjitha problemet”, ka theksuar ai.
Daçiq megjithatë ka shtuar se ende s’e ka marrë vendimin për të shkuar.
“Ne sivjet kremtojmë 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Sa i përket Serbisë, Koreja Veriore është vendi mik i saj dhe ajo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...