Ndonëse shtetet e QUINT-it, bënë thirrje që Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjeve kundër Kosovës, Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka vazhduar me propagandën e tij.
Sipas Daçiqit, 15 vende deri më tani e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, e që i bie tetë për qind e vendeve/votës totale në OKB, njofton Klan Kosova.
”Në Kosovë thonë se ne duhet të ndalemi (me lobim) dhe ata (Kosova) duhet të heq taksën, kështu që nuk ka asgjë për të bërë. Ne duhet të ndalojmë lobimin dhe ata të vazhdojnë të mbajnë taksën”, tha Daçiq.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, siç shkruan blic.rs, ka pohuar se qëllimi i Serbisë është që të zvogëlojë numrin e shteteve anëtare në OKB, të cilat e kanë njohur Kosovën.
”Qëllimi ynë është që të krijojmë një pozicion sa më të mirë në diskutime për të ardhmen e Kosovës dhe të zvogëlojmë numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”.
Daçiq ka shtuar se presin që numri i tërheqjes së njohjeve ndaj Kosovës të ketë rënie deri në fund të vitit duke shfaqur bindje se Kosova s’do jetë pjesë e INTERPOL-it.
”Pretendojmë që numri i tërheqjes së njohjeve të bjerë nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, pra deri në fund të vitit. Jini të sigurt dhe të bindur se nuk ka shanse që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, prandaj mos u hutoni”, njofton Klan Kosova.
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...