Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq, ka thënë se pranimi i Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të ishte absurde.
Sipas Daçiqit s’mund të jetë anëtar i UNESCO-s një vend islamik.
“Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it?”, ka thënë Daçiq në një konferencë për shtyp, raporton Blic, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka shtuar se Shqipëria ka bërë kërkesë për futjen e shqyrtimit të anëtarësisë së Kosovës jashtë procedurave të rregullta të UNESCO-s
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...