“Greqia nuk do të mbështesë kërkesat eventuale të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe nuk do t’i nënshtrohet presioneve për këtë”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç gjatë vizitës së tij në Athinë.
Vizitën e tij në kryeqytetin grek, Daçiç e quajti të rëndësishëm në kontekstin e përfoljeve se Greqia mund të ndërrojë qëndrim në raport me pavarësin e Kosovës.
Ai tha se ka marrë garancione mbështetëse për Serbinë në raport me Kosovën.
“Ne kemi shkëmbyer mbështetje dhe absolutisht mbështesim parimin e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Greqisë dhe Qipros, dhe në anën tjetër na ritheksuan pozicionin e tyre që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e tyre. Po ua citoj ministrin e jashtëm Nikos Dendias, ai tha se Greqia kurrë nuk do ta befasojë Serbinë. Në këtë aspekt, kjo vizitë e imja ishte e suksesshme”, ka thënë Ivica Daçiç, raportoi Nova.rs, përcjell arbresh.info.
Në Athinë, përveç krërerëve të shtetit, shefi i diplomacisë serbe u takua edhe me liderët e opozitës, kryetarin e Syrizas, Aleksi Tsipras, ku edhe e konkludoi vizitën në Greqi.
Daçiç lajmëroi se ka nisur punën e tij në takimet me homologët e pesë shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE, pas lajmërimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Kosova do të aplikojë për në BE deri në fund të vitit.
Anëtarësimin e Kosovës në BE Daçiç e ka quajtur “të pa shans” për sa kohë janë ende pesë shtete të BE-së që nuk e pranojnë shtetin e Kosovës.
Madje, ka thënë Ivica Daçiç, Qiproja i ka kumtuar Serbisë pozicionin e saj se edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, Qiproja nuk do ta bënte./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...