Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë biseduar për Kosovën dhe i kanë dhënë përkrahje bisedimeve që shpien në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim dhe dëshmi se kanë ndërruar gjërat, dhe ato, në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë.
“Ky është ndryshim i madh dhe dëshminë se gjërat kanë ndërruar. Megjithatë, luftë e vështirë është para nesh dhe tek ata te të cilët duhet të ndikojmë edhe më të tej, më kryesorja është Gjermania”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
“Kosova e ka humbur përkrahjen e të mëdhenjve, nuk ka më qëndrim se çdo gjë është e zgjidhur. Ata assesi të kuptojnë, prandaj aq tragjikisht i marrin këto deklarata nga bota e edhe tërheqjen e njohjeve”, ka përfunduar Daçiqi.
Trump e Merkel kanë biseduar me telefon për situatën në Ballkanin Perëndimor në fillim të kësaj jave.
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas