Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq ka thënë se për afrimin e shtetit të tij me BE-në, kyç është dialogu me Kosovën.
“Nëse kemi sukses në dialog, proceset e tjera demokratike do të shikohen më pak”, ka thënë Daçiqi në një panel diskutimi në Londër në kuadër të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Arbresh.info.
Organizatorët kanë shmangur një panel të përbashkët me ministrin e jashtëm kosovar, i cili ishte në diskutim bashkë me ministrat e jashtëm të Bosnjës e Shqipërisë. Ndërkohë, Daçiqi është pjesë e panelit bashkë me ministrat e jashtëm të Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?