Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka vlerësuar se heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB është një precedent i madh për të cilin nuk ka arsye të justifikuara dhe se askush nuk mund ta largojë temën e Kosovës nga agjenda e OKB-së.
Daçiq në një deklaratë për Tanjug tha se “nëse Britania e Madhe nuk e dëshiron atë, ajo do ta vendosë në rendin e ditës vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, transmeton Klan Kosova.
Raporti tremujor i UNMIK-ut për Kosovën, i cili do të duhej të paraqitej në muajin gusht para Këshillit të Sigurimit, është hequr nga agjenda me insistimin e Britanisë së Madhe, transmeton Klan Kosova.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...