Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka pritur sot një delegacion të Çekisë nga Partia Socialdemokrate pas iniciativës së kësaj partie për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Delegacionin e Çekisë nga kjo parti e udhëhiqte kryetari i saj, deputet në Parlamentin çek, Jaroslav Foldina, e në takim merrnin pjesë ish –ministri i Jashtëm çek Jan Kavan si dhe regjisori Vaclav Dvorzhak, është kumtuar nga kabineti i Daçiçit.
Iniciativa e Foldinit për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Çekia ka filluar bashkë me protestat që u organizuan në Pragë me rastin e shënimit të 10 –vjetorit të shtetësisë së Kosovës, përcjell koha.net.
Qëllim i kësaj iniciative, ka qenë që opinionit çek dhe atij më të gjerë t’i tregohet se shpallja e pavarësisë ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare (Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë e ka thënë të kundërtën për këtë shpallje, sqarim i Koha.net) dhe se Çekia, si vende nga të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka bërë gabim të madh, i kanë thënë ata Daçiçit.
Theksohet se ata kanë organizuar vizita studimore të gazetarëve çekë nëpër enklavat serbe në Kosovë për të parë se si jetojnë serbët nëpër to.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...