Demokraci Plus (D+) ka kënaqësinë t’ju ftojë në tryezën e organizuar për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe mediave.
Në kuadër të kësaj tryeze, D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit “Mediat dhe tenderët – Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”
Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i ndikimit të fondeve të qeverisë në mediat e Kosovës, si dhe format e mundshme të rregullimit ligjor për të shmangur klientelizmin në mes të mediave dhe institucioneve.
Gjithashtu, në këtë takim do të diskutohet edhe për gjetjet e raportit të D+, përfshirë këtu mostransparencën në lidhjen e këtyre kontratave, si dhe ndikimin e tyre në ndryshimin potencial të politikave redaktoriale të mediave.
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...