Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me thirrjen e tij drejt Sarajevës për njohje të pavarësisë së Kosovës.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Fena”, Crnadak ka thënë se Bosnja e Hercegovina jo vetëm që nuk do ta njoh Kosovën, por as nuk do të konsiderojë ndonjë veprim të tillë.
Ministri i jashtëm boshnjak ka thënë se thirrjet e kryeministrit të Kosovës, Haradinaj për njohje të pavarësisë nuk do të kenë efekt, derisa deklaratën e kryeministrit të Kosovës e ka quajtur si “të kota”.
Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nuk do të konsiderohet deri në fund të mandatit të Këshillit të tanishëm të Ministrave, transmeton Koha.net.
“Nuk ka njohje të Kosovës nga Bonje e Hercegovina jo për shkak të pozitës së bonjakëve [bonjakëve myslimanë] dhe kroatëve, por pikërisht për shkak të pozitës së përfaqësuesve të Republikës Srpska dhe partive që drejtojnë autoritetet në Bosnjë dhe ato që janë në fuqi te Republika Srpska”, ka thënë Crnadak.
“Krejt janë të bashkuar për këtë çështje dhe nuk ka shanse që situata të ndryshojë”, ka shtuar ministri i jashtëm boshnjak.
Ministri ka thënë se ka pasur një marrëveshje në Bosnjë e Hercegovinë që të lehtësojë regjimin e vizave dhe të mundësojë kalimin e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve, transmeton Koha.net.
“Kur flasim në përgjithësi, ne duhet të lehtësojmë shumë gjëra për t’ua bërë më të lehtë jetën njerëzve të zakonshëm. Por sa i përket ndryshimit të pozicionit të Bosnjës për njohje të Kosovës, kjo as që do të diskutohet”, ka thënë Crnadak.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e Ditës së Boshnjakëve në Kosovë, ka kërkuar nga boshnjakët e Kosovës që të dërgojnë mesazhe te zyrtarët në Sarajevë “që të bëjnë hapa të nevojshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...