Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim janë 288 pacientë.
Prej tyre 208 janë me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjitshme.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetëore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Pejës, 52 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë./arbresh.info/
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...