Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, takoi sot ish-zëvendëskancelarin austriak Dr. Erhard Busek, njëherësh president nderi i Forumit Alpbach.
Çollaku me këtë rast i shprehu mirënjohjen e tij z. Busek për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli austriak ka ofruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian. “Ndihma e mikut të madh të Kosovës, z. Busek, ka shërbyer si një urë për thëllimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, theksoi ministri Çollaku.
Ndërsa duke folur për agjendën evropiane të Kosovës, ministri Çollaku përsëriti se Kosova pret të nënshkruaj së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe vlerësimin meritor deri në fund të vitit për procesin e liberalizimit të vizave, proces ky që do të sjell shkëmbime edhe më të mëdha ndërmjet Kosovës dhe Austrisë./Zeri
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...