Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës më së largu në janar do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.
Çollaku ka thënë se Brukseli e konfirmoi edhe një here mbështetjen për të ardhmen evropiane të Kosovës me votimin pozitiv në Komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE).
Ministri Çollaku konfirmoi se do te jetë në Presidencën e Kosovës ngase puna e tij si ministër i Integrimit ka përfunduar. E se çfarë pozite do të ketë, ai ka thënë se do të jetë numri dy pas Presidentit.
https://youtu.be/2lKYYBwHuqY
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas