Ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, është shumë i sigurt se qytetarët e Kosovës do ta marrin Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Evropian në vitin 2016.
Ai po qëndron në Bruksel së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin, dhe atje është takuar me Presidentin e Komisionit Evropian Jean Claude Juncker dhe Komisionerin për Punë të Brendshme Dimitris Avramopulos, e pas këtij takimi ai thotë se tani më mund të thuhet se është e konfirmuar se kosovarët do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Europian.
Postimi i plotë i ministrit Çollaku:
Edhe sot vazhduam me takime të rëndësishme të nivelit të lartë me përfaqësues të insitucioneve të BE-së në Bruksel. Ishte kënaqësi të takohemi dhe bisedojmë në takime të ndara me Presidentin e Komisionit Evropian z.Jean Claude Juncker dhe Komisionerin për Punë të Brendshme z.Dimitris Avramopulos.
Diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët duke përfshirë zhvillimet aktuale në BE, situatën aktuale në Kosovë dhe sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Natyrisht, temë kryesore e takimeve ishte diskutmi dhe dakordimi lidhur me hapat e fundit procedural të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.
Ndihem i inkurajuar nga mbështetja e ofruar dhe konfirmimi se jemi në prag të përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave.
Pas këtyre takimeve ndihem shumë më tepër i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza gjatë vitit 2016. Ky është një sukses tjetër krejtësisht i merituar.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë