Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës Gerrie Willems si dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz.
Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.
“Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së”, ka thënë Çollaku.
Ndërkaq ambasadorja Willems si dhe ambasadori Markusz kanë rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shteteve të tyre në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv