Çmimorja e re, kaq do të kushtojë parkimi i veturës në qendër të Prishtinës

20:21 | 18 Janar 2020
A Z

Për dy orë parkim veture në zonën qendër të kryeqytetit qytetarët duhet të paguajnë dy euro, ndërsa nëse parkojnë veturën po në këtë zonë nga ora 7 në mëngjes deri në orën 17:00 pasdite atëherë duhet të paguajnë 7 euro e gjysmë.

Banorët e ndërtesave kolektive duhet të paguajnë 10 euro në muaj nëse duan ta kenë parkingun e siguruar para ndërtesës.

Kjo çmimore pritet të hyjë në funksion pas nisjes së funksionimit të ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/547545269172366/

Shpërndaje në rrjete sociale