Popullata nuk është mësuar me rritjen e çmimeve, por nuk ka rrugëdalje tjetër, ka thënë për arbresh.info ekonomistit Musa Limani dhe kjo po i shtynë qytetarët që të marrin edhe kredi konsumuese me normë interesi 6.5 %.
E, sipas tij në Agjensionin Statistikor të Kosovës, çmimet nga viti i kaluar kanë pasur rritje deri në 17%, dhe kjo ngritje e çmimeve po ndikon në fuqinë blerëse të konsumatorit e cila po e varfëron standardin jetësor.
“Sipas të dhënave statistikore këta artikuj të shportës nga muaji mars kur edhe ka qenë vlerësimi, janë ngritur për 17 % në raport me vitin e kaluar. Mos ulja e çmimeve e ulë dhe fuqinë blerëse të konsumatorit e cila ndikon në varfërinë dhe në standardin jetësor të qytetarëve”, tha ai.
Ai shton se kjo ngritje e çmimeve ka bërë që qytetarët të marrin më shumë kredi konsumuese, dhe kjo ka bërë që në raport me vitin e kaluar kreditë konsumuese të jenë rreth 80.000 milionë euro.
“Kjo ngritje e çmimeve ka bërë që qytetarët të marrin kredi konsumuese, dhe sipas të dhënave të Agjencionit Statistikor të Kosovës, kreditë konsumuese në raport me vitin e kaluar janë rrit diku afërsisht rreth 80.000 milionë euro, dhe kjo do të thotë se niveli i pagave në raport me çmimet është i pa pranueshëm”, tha Limani.
Sipas tij konsumin kryesor në Kosovë e mbanë mërgata e Shqiptarëve në diasporë, shkruan arbresh.info.
“Nuk duhet të harrojmë se konsumin kryesor në Kosovë e mbanë mërgata e shqipëtarëve në diasporë”, tha ekonomisti Limani.
Rikujtojmë se Kosova është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...