Drejtori i të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Komisioni Evropian për të shpallur referendumin në Kataloni të paligjshëm në mënyrë të qartë, publikisht dhe haptazi tregon qëndrimin se ajo që vlen për anëtarët e Bashkimit Europian nuk zbatohet për vendet e tjera në Evropë, e cila paraqet një fakt të ri ndërkombëtar .
Me një sjellje të tillë, Brukseli nuk mund të bindë askënd, por mund të inkurajojë procese të dëmshme në vende të tjera në Evropë, tha ai për RTV Puls, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për ndryshimet e mundshme në formatin e dialogut të Brukselit, ai deklaroi se pozicioni i Beogradit është i njohur për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë.
Megjithatë, siç tha ai “është e rëndësishme të flasësh me shqiptarët dhe të kërkosh zgjidhje për marrëdhënie më të mira në të ardhmen. Pasoja e drejtpërdrejtë e një qasjeje të tillë është një rënie e tensionit në vitet e fundit”, transmeton Klan Kosova.
Duke komentuar mundësinë që afati përfundimtar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit për integrimin e gjyqësorit, të dakorduar nga Presidenti Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi për datën 17 tetor dhe të zgjatet këtë herë, drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën thotë se herën e fundit gjyqtarët dhe prokurorët serbë ishin gati për të marrë përsipër detyrat e tyre.
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...