Në pranga të policisë gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar disa persona, pasi të njëjtit janë zënë duke vjedhur gjësende në kompanitë ku ata punonin.
Policia ka njoftuar se, në fshati Kovaqec të Kaçanikut, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë zënë duke vjedhur naftë nga makineria e firmës ndërtuese të rrugëve.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë bidonë me nga 25-30 litra derivate si dhe 8 bidonë të zbraztë po ashtu është konfiskuar edhe një Furgon në të cilin ishin 10 bidonë të zbraztë.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në fshati Prelez të Ferizajtj, anë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi kanë vjedhur gjashtë shtylla të metalta nga të cilat kane nxjerr 33 kg bakër.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...