Sot është thirrur një konferencë për media nga aktivistët e Vetëvendosjes, raporton arbresh.info
Në këtë konferencë është bërë e ditur se rreth 40 aktivistë janë larguar nga partia për shkak të pakënaqësive të mëdha me liderin e porsazgjedhur Albin Kurtin.
Teuta Rrusta një nga të larguarat ka thënë se vitin e fundit ka qenë një tendencë që kjo organizatë nuk është politike.
“Vitin e fundit ka qenë një tendencë që kjo organizatë nuk është politike. Ju nuk jeni këtu për me mendu apo me analizu, por jeni këtu me ju bind çfarëdo urdhri. Ne jemi akuzuar si pjesë e ndonjë grupi apo e kllikave të caktuara për të cilat ne nuk jemi në dijeni. Me lindjen e problemit gjatë këtij viti ka lind edhe një grup paralel”, ka thënë ajo.
Rrusta ka lënë të kuptohet që mund të themelohet një parti e re.
“Prej këtij momenti të gjithë ne nuk do të jemi pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Vullnetin tonë politik do ta shprehim në forma të reja”./Arbresh.info/
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...