09:45Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë për medie, në përmbyllje të projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) raporton drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
10:00Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Prishtinë)
11:00Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton ministrja Rozeta Hajdari. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00Për nder të përvjetorit të 231-të të themelimit dhe përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës, promovohen libra të ndryshëm. (Teqeja, Gjakovë)
12:00Dega e PDK-së në Fushë-Kosovë, mban konferencë për medie. (Rr. “Dardania”, Fushë-Kosovë)
13:00Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin në parim nr. 08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
15:00Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...