Arbresh.info sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës
09:45
Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” – Prishtinë)
10:30
Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)
11:00
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë)
12:00
Mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
14:00
Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
16:00
OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)
10:00
Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë)
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?