Të drejtat e punëtorëve në Republikën e Maqedonisë gjenden në çizmen e pushtetit të cilën të fortët e sindikatave janë të nënshtruar ndaj tyre dhe përjashtimi i Sindikatës multietnike të arsimit nga LSM, si dhe kthimi i SASHK-ut në LSM tregoi se pushteti para zgjedhjeve në vitin e ardhshëm po konsolidohet dhe po e forcon kontrollin ndaj organizimit të sindikatave, reaguan nga organizata CIVIL, transmeton zhurnal.mk
“Lidhja e sindikatave të Maqedonisë është një mbretëri e vogël private e disa personave të nënshtruar dhe lojal ndaj pushteti, pa asnjë fije ndërgjegje, jetojnë si sulltan nga paratë e fituara të anëtarëve të tyre me qëllim që ta mbrojnë pushtetin nga punëtorët.
Fytyra e saj e vërtet e SASHK-ut nuk duhej që të fshihet, por tash edhe më naivët e kanë të qartë se lojtar i kujt ka qenë ky sindikatë i pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë”, thuhet në njoftimin e CIVIL, transmeton zhurnal.mk
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...