Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka njoftuan se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Çitaku ka thënë se në Hagë takuan ish-presidentin Thaçi, e shkurt takuan edhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Vesli dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimi. Çitaku thotë se të gjithë janë me plot besim në drejtësi në procesin gjyqësor që pritet të nisë së shpejti.
“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën.
Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.
Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.
Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.
Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve”, ka shkruar Çitaku./arbresh.info/
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...