Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar senatorin amerikan, Bob Dole, me rastin e ditëlindjes së tij.
Çitaku ka thënë se Dole është kampioni dhe heroi i Kosovës dhe se zë vendin e parë në zemrat e kosovarëve.
“Gëzuar ditëlindjen senator Dole. Që nga vizita e parë me delegacionin e kongresistëve në Kosovë t’i ke qenë kampioni ynë, heroi ynë, dhe numri një në zemrat tona”, thuhet në urimin e diplomates kosovare.
Dole ka mbushur 97 vjet. Ka lindur në Rusell të Kansasit në vitin 1923.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157116268027414
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...