Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, pasi ky i fundit dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri mbeti i plagosur.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, tha se sulmi ndaj Policisë është i papranueshëm në çdo rrethanë.
“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë”, shkroi ajo.
Ish-ministrja tha se shpreson që institucionet do ta zbatojnë ligjin edhe në këtë, që ajo e quajti banditizëm.
“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, shkroi Çitaku.
Dy policët u dërguan për trajtim në QKUK, ndërsa Lushtaku për rastin u deklarua nga stacioni policor. I mohoi akuzat për plagosje, por foli për një përleshje, duke konfirmuar se me të ishin edhe vëllezërit dhe djemtë e tij.
Lushtaku më pas është liruar. Këtë e konfirmoi avokati i tij, Artan Qerkini. /arbresh.info/

Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...