Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë pjesë në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.
Ambasadorja Çitaku me këtë rast është takuar edhe me presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump inaugurimi i së cilit do të bëhet më 20 janar.
“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.
Ajo bëri të ditur se pati rast të flasë edhe me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn.
“U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, shkruan Çitaku në Facebook/Arbresh.info

Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...