Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për situatën aktuale politike ku Kuvendi dështoi për të 38-tën herë të moskonstituohet, me ç’rast ka bërë thirrje të mbrohet Republika e të mbahet gjallë demokracia.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje siç shkruan të refuzohet autoritarizmi dhe tirania.
Çitaku përmendi edhe flamimin e Benjamin Franklin kur u përfundua Konventa Kushtetuese e ShBA-së, i cili kishte thënë:”Republikë, nëse mund ta mbani’”.
Postimi i saj i plotë:
as përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti:
“Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?”
Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj:
“Republikë, nëse mund ta mbani.”
Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë.
Të mbrojmë Republikën.
Të mbajmë gjallë demokracinë.
Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...