Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën në mënyrë tragjike mbi 51 persona.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur e tronditur nga kjo tragjedi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, viktimat dhe të lënduarit, shkruan Arbresh.info.
“Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Koçan, Maqedoninë e Veriut. Mbi pesëdhjetë të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike nga zjarri në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë moment të rëndë dhe të dhimbshëm. Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkroi Çitaku./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...