Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzës se opozita po bashkëpunon me Serbinë.
Me anë të një psotimi në Facebook, ajo ka thënë se vartësit e kryeministrit, Albin Kurti po vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjshëm, shkruan Arbresh.info.
“Vartësit e Kryeministrit vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjëshëm. Dje njëri nga ta mes shumë spekulimesh dhe të pavërtetash, paska akuzuar opozitën për koordinim me Serbinë. Sinqerisht, në cilin planet po jetojnë? “, ka shkruar ajo.
Sipas saj, në mungesë të eksponentëve të VV-së janë kthyer në “llumin e shpifjeve”.
“Në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponetët e VV janë kthyer në habitatin e tyre më komod; në llumin e shpifjeve.”, tha ajo.
Tutje ajo pretendoi se gjatë qeverisjes së VV-së është rritur vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...