Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një statusi në llogarinë e saj Facebook është shprehur se ndjehet e lumtur dhe krenare me lojën fantastike që po bëjnë sonte djelmoshat e Kosovës në futboll.
Çitaku nuk ka lënë pa përmendur as dështimin e Kosovës në Interpol, teksa ka thënë se disfatën e mëngjesit, djemtë e Kosovës e bën me lot gëzimi.
Ky është postimi i plotë i Çitakut:
Ndoshta më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po su durova.
Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi.
Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.
Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët