Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Mentor Hysenit drejtor të Administratës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Albin Kurti paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.
“Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind