Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se nëse do të ketë drejtësi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm këtë vit.
Megjithëse, ajo në emisionin “DPT te Fidani”, thotë se asnjë deklaratë e tyre nuk do që të iu nxjerri telash atyre në procesin gjyqësor në Hagë, ani pse këtë vit, siç thotë ajo, është viti final i këtij gjykimi.
“Ne kemi qenë të rezervuar sa herë jemi deklaruar publikisht për ish-krerët e UÇK-së, zotin Hashim Thaçi, zotin Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Ne nuk do donim asnjëherë që përmes deklarimeve tona publike, edhe në qoftë se ato bëhen me dashamirësinë më të madhe, të shkaktojmë ndonjë telashe ne proces”, tha Çitaku.
“Gjithsesi ky vit është viti i fundit, kemi hyrë në finale të procesit në Hagë, është viti kur do të përmbyllet çdo gjë dhe bazuar nga gjithçfarë kemi parë, dhe nga ajo që është vënë në dispozicion publik por edhe më tej, nga këshillimet që kemi pasur me avokatët, nëse ka drejtësi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi do të kthehen faqebardhë dhe të pafajshëm në Kosovë këtë vit”.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt