Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se po ndërhynë brutalisht në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti po e bënë këtë gjë duke shpifur e manipuluar, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.
Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.
Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.
Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.
E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.
Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.
E turpshme. E mjerë. E rrezikshme./Arbresh.info
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...