Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka komentuar punën e presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.
Çitaku deklaroi se Osmani nuk ka treguar që trajton të gjitha palët në mënyrë të barabartë gjatë mandatit të saj. Ajo shtoi se ka pasur edhe raste konkrete të shkeljeve kushtetuese.
“Në 5 vitet e fundit nuk është dëshmuar që ka trajtuar barabartë palët, ka pasur raste konkrete kur janë bërë shkelje kushtetuese”, tha Çitaku në televizionin T7.
Sipas deputetes së PDK-së, në shumë raste Osmani ose është rreshtuar me Qeverinë, ose ka qëndruar e heshtur, duke lënë të hapur dyshime mbi neutralitetin e saj institucional.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje