Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e thirrur të kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit me liderët e partive tjera politike.
Përmes një postimi në facebook, Çitaku thotë se në takimin e së shtunës, Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis, as reflektim e as zgjidhje.
“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka shkruar Çitaku.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar