Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova është me fat që ka mbështetjen e SHBA-ve.
Këto komente Çitaku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas vizitës së saj në aeroplan-mbajtësen e George Washington në Virgjinia të SHBA-ve.
Çitaku është shprehur e mahnitur me madhëshinë e ushtrisë amerikane.
Ambasadorja Çitaku ka thënë se tani kur transformi i FSK-së në Ushtri të vendit është prioritet në agjendën e institucioneve, Kosova është me fat që do ta ketë ushtrinë amerikane, siç e quajti ajo, ushtrinë më të fuqishme në planet.
Postimi i plotë i Çitakut:
Kisha kenaqesine e vecante qe se bashku me Gjeneralin Gashi, atasheun ushtarak te Republikes se Kosoves, dhe Keshilltaren Lendita Haxhitasim, te vizitojme aeroplan-mbajtesen George washington ne Virgina te SHBA-ve. Dua te falenderoj kapitenin dhe tere ekuipazhin e aeroplan mbajteses #Georgewashington per pritjen e jashtezakonshme dhe nderimet e bera.
E mahnitur me madheshtine e ushtrise amerikane. Kosova eshte me fat qe ka mbeshtetjen e SHBA-ve.
Tani kur transformi I FSK-se ne Ushtrine e Kosoves eshte prioritet ne agjenden e institucioneve te Kosoves, ne do ta kemi fatin qe te kemi Ushtrine me te fuqishme te planetit ne krahun tone, per te na ndihmuar ne kete proces.
#Kosovo #USA #Partnerships USS
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...