Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se “nëse Serbia na sulmon, të jeni të sigurt se ne do ta mbrojmë vendin tonë”.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Çitaku e ka cilësuar këtë deklaratë si një fyerje ndaj sakrificës së gjeneratave të mëparshme, që, sipas saj, kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe kanë ndërtuar aleanca të qëndrueshme me botën demokratike.
Postimi i plotë:
Për ta rrumbullaksuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës.
Çfarë fyerje!
Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të.
Çfarë fyerje për mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre.
Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi.
E gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje. Është mjerim. Dhe trishtim i madh./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...