Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat kanë folur për Gjykatën Speciale dhe kanë thënë se “dihet kush ka votuar për themelimin e saj”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se spektri politik në Kosovë duhet të mundohet t’i tejkaloj inatet politike kur flitet për themelimin e Speciales, derisa ka theksuar se ‘’e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë’’.
Sipas saj, nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të raportit, siç e ka quajtur, monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.
“Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtësisë janë përkujdesur me na e përkujtua se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale. E dimë dhe e mbajmë mend shumë mirë. Sikurse e dimë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Çitaku.
“Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni”, tha ndër të tjera Çitaku./arbresh.info/
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...